Nga Gazeta 'SI' - Në 8 muajt e parë të vitit, në Shqipëri u regjistruan rreth 70 mijë mjete të reja, duke çuar në 925 mijë numrin total të mjeteve në qarkullim.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, DPSHTRR, mbi 58 mijë nga këto mjete ishin autovetura, pra makina private.
Shifrat tregojnë se Koreja e Jugut është furnizuesi i dytë kryesor i Shqipërisë, duke lënë pas gjigandët gjermanë. Në vend të parë qëndron Italia me shumë pak diferencë. Nga janari në gusht 2024, në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 12.159 mjete nga Koreja, 12.677 nga Italia dhe 11.980 nga Gjermania. Po ashtu vërehet një rritje e makinave që vijnë nga Kina.
DPSHTRR raporton se 25% e mjeteve të reja kanë mbi 15 vite që janë prodhuar. 53% kanë 9-15 vite dhe 13% 0-4 vite. Më shumë se 59 mijë mjete raportohen të jenë të përdorura, ndërsa pjesa tjetër të reja.
Volksvagen ka zëvendësuar tashmë Mercedes-Benz dhe qëndron në vend të parë me 14.2 mijë mjete të reja. 9.8 mijë janë Mercedes dhe 7.4 mijë Audi. Mjetet e firmave Toyota, Hunday dhe Ford po bëhen gjithnjë e më tërheqëse për shqiptarët.
Pothuajse 30 mijë nga mjetet e reja janë regjistruar në Tiranë, ndjekur nga Durrësi me 11.2 mijë.
Elektrike janë vetëm 1.8 mijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.