Kombetarja

Dashuria dhe frika e futbollistëve të rinjë për Kombëtaren

Nga Gazeta 'Si'-Paraqitja mjaft e mirë e Kombëtares sonë në eliminatoret e kampionatit europian “Gjermani 2024”, e ka bërë skuadrën tonë të lakmuar dhe kushdo do të donte të ishte pjesë e këtyre elementëve të talentuar dhe të këtij rrugëtimi historik.

Por Shqipëria sot është edhe një emër i vlefshëm për të tërhequr ata elementë që trajnerit do t’i duheshin, paçka se më parë nuk e konsideronin Kombëtaren si një opsion.

Një ndër elementët në rrezik për të qenë në “Gjermani 2024”, është edhe një ndër më të talentuarit dhe me një të ardhme të madhe, si Armando Broja. Fatkeqësisht i dëmtuar rëndë në dhjetorin e shkuar, ai në grumbullimin e fundit për ndeshjen kundër Çekisë, po për shkak të dhembjeve që ndjeu, nuk arriti të ishte më tepër se dy ditë stërvitje me grupin.

Mes shumë të aktivizuarve të Sylvinhos në këto eliminatoreve, si Asani, Ramadani apo Seferi, tashmë një bosht i pandryshueshëm së bashku me Mitajn, një emër i ri është përfolur këto ditë. Bëhet fjalë për Luis Hasën, mesfushorin e Juventusit, i cili aktualisht luan me ekipin kombëtar të Italisë të moshave dhe në Europianin e fundit, ku “Axurrët” u shpallën kampionë, ai doli dhe lojtari më i mirë i turneut.

Për të po bëhen ende tentativa të mëdha për ta rekrutuar, paçka se dëshira e tij mbetet Italia nga që ka lindur atje, pavarësisht origjinës së tij nga Peqini. Për të flitet se ka edhe ndërhyrje nga emra të lartë të qeverisë shqiptare për ta bindur dhe është ndër të paktit që edhe Sylvinho është gati t’i “hapi derën”.

Për të, me gjasë kuqezinjtë do të presin deri në fund, duke shfrytëzuar edhe kartën e kualifikimit në Europian, një bonus i madh për çdo lojtar për të qenë atje dhe për të treguar veten.

Megjithatë ka edhe emra të tjerë që përfliten edhe pse trajneri brazilian nuk ka treguar ndonjë interes të madh, apo ndonjë përkushtim për t’i afruar me doemos. Një ndër to është Nelson Weiper, me baba gjerman dhe nënën nga Tirana. Ai është sulmuesi i kombëtares gjermane të moshave, i cili aktualisht luan te Mainzi në Bundesligë dhe me “Pancerat” ka shënuar 14 gola në 23 ndeshje në aktivizimet e tij nga U17 deri tek U21, ku është aktualisht.

I kontaktuar nga Gazetasi.al, familjarë të tij kanë hedhur poshtë një lëvizje të tij të mundshme te kuqezinjtë, për momentin. Ashtu si shumë talente që aktivizohen me moshat e përfaqësueseve të mëdha, edhe Nelsoni është në pritje të aktivizimit me ekipin e parë të Gjermanisë dhe vetëm nëse nuk do të jetë kjo mundësi, një alternative për të mund të ishte Shqipëria. Gjithsesi fakti që trajneri nuk ka ndonjë kërkesë për të, nuk dyshohet edhe loja e ndonjë menaxheri për të ushtruar presion ndaj Gjermanisë që ta përfshijë në ekipin e parë, duke qenë se nga ekipi U21 për të ekipi kombëtarë A ka një diferencë shumë të madhe në përzgjedhje.

Këtë e tregon fakti që një tjetër lojtarë i Mainzit dhe i kombëtares gjermane të moshave si Brajan Gruda, i cili prej kohësh ka sinjalizuar një dëshirë për të qenë pjesë e kuqezinjve, sot që ata janë vetëm një pike larg kualifikimit zyrtarë për në Europianin e “Gjermanisë 2024”.

Kjo vërtetë do të jetë hera e dytë që Shqipëri mund të kuaj finalet e një europiani, si në 206-n, por padyshim është hera e parë që përfaqësuesja jonë sot është një skuadër e lakmuar nga shumë talente të lindur jashtë, madje në disa raste ka arritur të jetë edhe pjesë e presioneve të menaxherëve për ta pare sin jë rrezik për t’I marrë një element, që deri tek moshat kaluajtur me përfaqësuese të shteteve të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë