Kombetarja

Shqipëria zyrtarizon një tjetër miqësore, më 22 mars ndeshet me Kilin në Parma

Gazeta Si – Pas Suedisë, zyrtarizohet edhe miqësorja me Kilin. Kombëtarja shqiptare do të kryejë dy teste në muajin mars dhe tashmë është vendosur që me Kilin të zhvillohet një ndeshje më datë 22 të këtij muaji, në Parma të Italisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kilit për ta organizuar miqësoren në stadiumin ‘Tardini’ të Parmës, më 22 mars, ora 20:45. Për herë të parë kuqezinjtë do të ndeshen me Kilin, një nga skuadrat më të mira të Amerikës Latine.

Tri ditë më pas, më 25 mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë ndaj Suedisë. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në orën 19:00.

Dy miqësoret do t’i shërbejnë trajnerit Silvinjo dhe stafit të tij në kuadër të përgatitjeve për Europianin Gjermani 2024’. Në listë mund të ketë risi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë