Kombetarja

Shqipëria siguron dhe miqësoren e fundit para Euro 2024, luan me Aerbajxhanin më 7 qershor

Gazeta Si – Kuqezinjtë sigurojnë zyrtarisht një tjetër miqësore para Europianit të Gjermanisë. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka gjetur akordin me Federatën e Azerbajxhanit për të zhvilluar një miqësore në qershor, para nisjes së Kampionatit Europian.

Miqësorja me Azerbajxhanin do të luhet më 7 qershor, mbetet për t’u përcaktuar orari dhe stadium. Do të jetë ndeshja e 6-të mes dy skuadrave, ku Shqipëria numëron 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje deri tani.

Kuqezinjtë do të luajnë dy miqësore në mars, me Kilin më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma, ndërsa 3 ditë më pas me Suedinë në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.

Në qershor Shqipëria do të zhvillojë dy teste të tjera, të parin me Lihtenshtejnin më 3 qershor dhe pastaj me Azerbajxhanit më 7 qershor.

Kombëtarja e Silvinjo do ta luajë ndeshjen e parë në grupet e Europianit më 15 qershor ndaj Italisë, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas luhet ndeshja me Kroacinë dhe pastaj me Spanjën më 24 qershor, në “Dusseldorf Arena”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë