Kombetarja

Shqipëria siguroi veç kualifikimit edhe 9.25 milionë euro nga barazimi në Moldavi!

Kombëtarja shqiptare siguroi për të dytën herë në histori kualifikimin për në finalet e një Europiani. Me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë kuqezinjtë arritën të mbyllin matematikisht llogaritë e grupit për të qenë pjesë e finaleve të Europianit.

Përveçse një arritje sportive, Shqipëria si secila prej 24 skuadrave pjesëmarrëse në këtë fazë finale, do të përfitojë një bonus financiar, që është gjithmonë në rritje në sajë edhe të rezultateve që pasojnë.

Kombetarja para ndeshjes ne Moldavi. Gazeta Si, 19 nentor 2023

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, UEFA ka miratuar një rritje të buxhetit të saj për skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale me 23% më tepër se Europiani i shkuar, në total 371 milionë euro në krahasim me 304 milionë euro që ishin shpërndarë 4 vite më parë.

Shqipëria ka siguruar 9.25 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në finalet e ‘Gjermani 2024’. Më pas, në varësi të rezultateve, do të ketë edhe një shtim të këtij bonusi, ku një fitore vlen 1 milion euro dhe një barazim 500.000 euro. Për kualifikimin nga faza e grupeve sigurisht që do të jetë edhe një bonues ekstra.

Shpërndarja e shpërblimeve për Euro 2024
Pjesëmarrja - 9.25 milionë euro
Barazimi në grupe – 500.000 euro
Fitorja në grupe - 1 milion euro
Kalimi në 16-she - 1.5 milio euro bonus
Kalimi në çerekfinale - 2.5 milionë euro bonus
Kalimi në gjysmëfinale - 4 milionë euro bonus
Nënkampioni - 5 milionë euro bonus
Kampioni - 8 milion euro bonus
Bonusi maksimal i mundshëm - 34 milionë euro

Fondi i shpërblimeve Euro 2024 është vendosur për një rritje të madhe
Vetë gara do të zgjerohet në 51 ndeshje, ku 24 ekipe do të marrin pjesë në atë që do të jetë turneu më i madh i Kampionatit Europian ndonjëherë. 65% rritje në ndeshje krahasuar me vetëm 31 të luajtura gjatë garës 2012 do të thotë se do të ketë më shumë se 80% më shumë bileta të disponueshme për kompeticionin dhe për shkak se gara po zhvillohet në një nga tregjet "Top 5", e bën atë më të vlefshmin e 20 viteve të fundit.

Bordi i UEFA-s pret të gjenerojë rreth 500 milionë euro deri në 600 milionë euro të ardhura për kompeticionin e 2024-ës, ndërsa katër edicione më parë, kur u zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë, Euro 2012 gjeneroi afërsisht 300 milionë euro. Rritja e të ardhurave do të thotë se do të rriten edhe shpërblimet që u jepen ekipeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë