Euro2024

‘Shqipëria si Atalanta, pa limite’, Gjimshiti: Italia, një skuadër që duhet respektuar por jo mbivlerësuar

Nga Gazeta 'Si'-Shqipëria si Atalanta, e fortë dhe pa limite. Kështu është shprehur kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti për të përditshmen “Gazzeta dello sport”.

Dueli me Italinë të shtunën, do të jetë shumë i rëndësishëm si për kombëtaren shqiptare ashtu dhe italiane. Për këtë arsye, një gabim mund t’i kushtojë shumë secilës skuadër në vazhdimësinë e këtij kompeticioni.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato. Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës.

Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshtar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, tha Gjimshiti.

Sipas shtatlartit kuqezi, Italia nuk mund të konsiderohet favorite por nuk duhet mbivlerësuar pasi shumica e kuqezinjve janë pjesë e Serie A dhe i njohin mjaft mirë cilësitë e kundërshtarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë