Nga Gazeta Si - Kombëtarja shqiptare po përgatitjet për Europianin e dytë. Emocionet te kuqezinjtë janë të mëdha, teksa këtë herë nuk duan të jenë vetëm kalimtarë.
Sylvinho dhe djemtë e tij do të tentojnë të bëjnë surprizën në Euro 2024, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë për ta. 24 ekipe janë pjesëmarrëse dhe do të luftojnë mes tyre në Gjermani për trofeun e këtij kompeticioni.
“Opta” ka analizuar mundësitë e 24 skuadrave që marrin pjesë në Euro2024, duke nxjerrë falë superkompjuterit edhe mundësitë e secilit ekip. Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Euro2024 janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit sa i takon shanseve për sukses. Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale.
Sa i takon mundësive në grup, Shqipëria ka përqindje më të lartë për të dalë e katërta sipas “Opta”, teksa simulimi kompjuterik i jep 56,4%, vendi i tretë llogaritet, 25,7%, vendi i dytë 12,3% dhe ai i pari në grup, 5,6%. Shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%, ndërsa përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2024/06/opta.png)
Llogaritë nga “Opta” janë realizuar përmes një programi të sofistikuar të dhënash, që ka simuluar 10 mijë herë gjithë turneun dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.