Kombetarja

Shqipëria ruan pozitat në renditjen e FIFA-s, ngjitet Kosova

Gazeta Si - Pas ndeshjeve të qershorit, FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar të ekipeve kombëtare. Renditja nuk ndryshon për Shqipërinë, që e sheh veten në vend të 66-të, ashtu si një muaj më parë.

Kuqezinjtë nuk mundën të fitonin asnjë nga tri ndeshjet e qershorit, por nuk kanë rënë në këtë klasifikim. Skuadra e trajnerit Edi Reja barazoi 1-1 me Islandën dhe u mund 1-2 nga Izraeli në Ligën e Kombeve.

Po ashtu, kuqezinjtë barazuan pa gola në miqësoren me Estoninë, që u luajt në “Air Albania”. Rezultate jo të kënaqshme, megjithatë pozicioni në renditjen e FIFA-s mbetet i njëjtë.

Kosova para ndeshjes me Greqinë. Gazeta Si, 5 qershor 2022

Një shkallë në këtë renditje ka ngjitur Kosova. Dardanët kanë kaluar nga vendi i 107-të në të 106-in. Një ngjitje që vjen pas dy fitoreve dhe dy humbjeve në 4 ndeshjet e qershorit nga Kosova.

Renditjen e FIFA-s e kryeson Brazili, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina. Më pas vijnë Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka. Gjermania është jashtë 10-shes më të mirë, në vend të 11-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë