Kombetarja

Shqipëria rastet, Turqia golin, mbyllet pjesa e parë në Shkodër

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Shqipëria ka qenë pa fat në 45 minutat e para, që janë mbyllur me rezultatin 0-1. Në të vetmin gabim të kuqzinjve nga Gjimshiti dhe Xhaka, Burak Jillmaz ka goditur saktë në portën e Berishës. Pjesa e parë është dominuar nga Shqipëria, që ka ushtruar presion dhe ka krijuar të paktën tre raste të pastra shënimi. Balaj nuk goditi si duhet brenda zonës, Balliu u ndal nga portieri turk, kurse Uzuni nuk mundi të kontrollonte saktë një pasim të bukur nga Hysaj.

Trajneri Kristian Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke aktivizuar nga minuta e parë Ivan Balliun, i cili ka zënë vendin e Eros Grezdës. Ky i fundit ndoshta nuk është në gjendje optimale, pasi vjen nga një dëmtim. Surpriza e dytë e trajnerit italian ishte aktivizimi i Bekim Balajt në sulm dhe jo Armando Sadikut.

Shqipëri-Turqi 0-1
Shënues: Burak Jillmaz 21’
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Balliu, Xhaka, Abrashi, Memushaj, Uzuni, Balaj. Trajner: K.Panuçi.
Turqia: Gynok, Kalldirim, Gonyl, Demiral, Aian, Emre Belezogllu, Takdemir, Jokushllu, Çalhanogllu, Tosun, Burak Jillmaz. Trajner: S.Gynesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë