Ekonomi

“Shpopullimi, tragjedia më e madhe për Shqipërinë"

Ritmet e tkurrjes së popullsisë në Shqipëri janë ngritur si shenja alarmante për gjendjen e përgjithshme të vendit nga eksperti shqiptaro-amerikan i Moody’s, Ilir Hysa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hysa thotë se fatkeqësisht, koha po provon parashikimet e zymta të tij.

“Shqipëria po tkurret me ritme të frikshme. Për vite me radhë, kur më kanë pyetur gazetarët e gazetave të ndryshme, në Tiranë dhe gjetkë, për çështjet ekonomike—buxhetit, PPP-ve e të tjera—iu kam thënë se tragjedia më e madhe është vrasja e shpresës dhe largimi masiv i kapitalit njerëzor. Koha po provon vërtetësinë e parashikimeve të mia”, shkruan ai.

Parashikimi i Ilir Hysës në bazë të të dhënave të deritanishme. Gazeta Si, janar 2020

Hysa paraqet përmes një grafiku parashikimet e tij për tkurrje të mëtejshme të popullsisë dhe të fuqisë së punës për pesë vitet e ardhshme.

“Shifrat për vitet 2020-2025 në grafikun bashkëngjitur janë përllogaritjet e mia. Edhe nëse shifra për vitin 2020, e cila pritet të publikohet nga INSTAT në 11 shkurt, është pak më e lartë sesa 2,854,552 do të trishtohesha prapë se prapë, sepse kemi humbur shumë njerëz, por druhem se ajo shifër do të jetë edhe më ogurzezë dhe nëse kështu, ne të gjithë duhet të alarmohemi edhe më shumë”, shkruan ai.

 

Më Shumë