Kombetarja

Shqipëria nuk po gjen kundërshtarë për miqësore, e vemtja skuadër e Europianit!

Shqipëria është “kryefjala” e Europianit dhe kjo jo vetëm mes shqiptarëve, që për herë të dytë në histori, do të kenë shansin të përballen mes 24 më të mirave të Kontinentit të Vjetër, por edhe mes zyrtarëve.

Kuqezinjtë gjithashtu janë një ndër tre përfaqësueset me interesimin më të lartë për bileta për 3 ndeshjet e para të fasës së grupeve, sëbashku me Kroacinë dhe Turqinë. Ndeshjet e Shqipërisë startojnë më 15 qershor, në Dortmund përballë Italisë, si ndeshja hapëse për ne, më pas më 19 qershor ndaj Kroacisë dhe më 24 qershor ndaj Spanjës në Dyseldorf.

Të gjitha skuadrat e kualifikuara zyrtrisht për në finalet e Europianit i kanë rezervuar tashmë dy ndeshje miqësore në datat e marsit, si testi i fundit përpara fillimit të aktiviteti. Data përfundimtare dhe zyrtare për të përcaktuar dy kundërshtarët ka qenë data 16 janar, por stafi i kombëtare i ka kërkuar UEFA-s edhe 10 ditë të tjetra kohë, pra deri më 26 janar, për të mbyllur dhe zyrtarizuar emrat e kundërshtarëve.

Kuqezinjtë ishin të ftuar në një aktivitet në Afrikën Veriore, por me sa duket trajenri nuk e ka parë të arsyeshme për të qenë skuadrat e kontinentit afrikan, të denja dhe të përshtatshme për të përgatitur ndeshjet e Europianit. Qëllimi i këtyre ndeshjeve është të përgatisin ekipin me skuadra dhe kundërshtarë që do të jenë të karakteristikave të ngjashme me ekipet që do të përballet në Europian dhe tashmë vështirë të gjenden më. Pak janë skuadrat e lira në Europë, kjo edhe për fakti se ato që nuk janë kualifikuar janë zënë me kundërshtarë të tjerë, pjesa tjetër janë ekipe që Sylvinhon ende nuk e bindin.

Për momentin këto janë skuadrat që kanë ende data të të lira për të zhvilluar ndeshje në Europë:

Irlanda ka një datë të lirë, Maqedonia e Veriut është e lirë me të dyja datat e përcaktuara, Malta gjithashtu, Letonia ka një datë të lirë, Moldavia dy data të lira, Ishujt Faroe një datë të lirë, Azerbaijxhan dy data të lira, Mali i Zi dy data të lira, Bullgaria, Bjellrusia dy data, Kosova një datë të lirë, Andorra dy data të lira dhe Lihteshtejni gjithashtu dy data të lira.

Mes opsioneve që duken interesante edhe për t’u luajtur në Europë janë skuadrat amerikano latine. Atje skuadrat e lira janë këto: “Ekuadori ,Venezuela, Kili nga një datë të lirë, Bolivia ka dy data të lira, Argjentina dy data të lira, Paraguaj një datë të lirë, Uruguaji dy data të lira.

Ditët kalojnë dhe gjithmonë e më tepër bëhet më e vështirë për të gjetur një kundërshtarë të denjë që Sylvinho të bindet për karakteristikat dhe që të vlejë, por kjo është edhe një periudhë loje nga trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse të finalet e Europianit. Përveçse nuk duan të përballen me ekipet finaliste apo të grupit të tyre për shkak të përgatitjeve dhe sekretit profesional, secili trajner përpiqet të qëndrojë sa më larg ndeshjeve të vështira.

Megjithatë të lehta apo të vështira stafi ynë i kombëtares ende nuk ka arritur të vendos, alternativat çdo ditë pakësohen dhe kjo i ka futur jo pak ankth, që ndryshe nga ekipi, shkojnë  për herë të parë në këtë status që kanë, të trajnerëve, në finalet e një Kampionati Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë