Kombetarja

Shqipëria ngjit 3 vende në renditjen e FIFA-s pas fitoreve të fundit

Shqipëria ka ngjitur 3 vende në renditjen e FIFA-s. Vendi i parë në grup në Ligën e Kombeve dhe kalimi në Ligën B ka dhënë efekt edhe në renditjen e kuqezinjve, të cilët tashmë mbajnë vendin e 66-të për muajin nëntor. Në renditjen e tetorit skuadra e trajnerit Edi Reja ishte në vend të 69-të.

Dy fitoret në ndeshjet zyrtare me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, golat e shënuar, por edhe fitorja në miqësoren me Kosovën e kanë ndihmuar Kombëtaren të fitojë tri vende në renditjen e FIFA-s, duke lënë prapa skuadra si Bullgaria, Afrika e Jugut etj. Përpara kuqezinjve është Maqedonia e Veriut, që me anë të Ligës së Kombeve siguroi pjesëmarrjen historike në Europian.

Kombëtarja para një ndeshjeje. Gazeta Si, 27 nëntor 2020

Kosova nuk ka lëvizur nga vendi i 117-ë që mbanin edhe në muajin tetor. Renditja e FIFA-s për nëntorin kryesohet nga Belgjika, skuadra që ka marrë më shumë pikë nga të gjithë. Më pas vijnë Franca dhe Brazili, që plotësojnë podin, e me radhë Anglia, Portugalia, Spanja, Argjentina, Uruguaji, Meksika dhe Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë