Dy fitoret që Kombëtarja jonë ka arritur ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit kanë bërë që ajo të ngjitë 3 vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Nga vendi 66-të, kuqezinjtë janë ngjitur në vend të 63-të.
Skuadra e trajnerit Edi Reja ka bërë paraqitje të mirë në shtator dhe tetor, ku veç triumfit të dyfishtë ndaj Hungarisë, ka mundur edhe San Marinon, ndërkohë që është mundur së fundi nga Polonia, që ka marrë edhe vendin e dytë në grup.
Kosova vazhdon të humbë terren në renditjen e FIFA-s dhe së fundi ka humbur 4 vende, nga vendi i 109-të ka kaluar në të 113-in. Gjithçka lidhet me rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit në kualifikueset e Botërorit, ku dardanët kanë vetëm 1 fitore.
Renditja e FIFA-s kryesohet nga Belgjika, më pas vijnë Brazili, Franca, Italia, Anglia, Argjentina, Spanja, Portugalia, Meksika dhe Danimarka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.