Kombetarja

Shqipëria në vendnumëro, Kosova ngjitet me 6 pozicione

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve edhe për muajin nëntor. Kombëtarja shqiptare edhe pse u mposht thellë 4-0 nga Skocia në “Loro Boriçi” në ndeshjen e fundit eliminatore të Uefa Nations League nuk ka humbur asnjë pozicion, duke vijuar të qëndrojë në vendin e 60-të. Duket se në këtë ruajtje pozicioni për ekipin kuqezi ka ndikuar edhe fitorja 1-0 në miqësoren me Uellsin.

Por shumë ndryshe nga kombëtarja shqiptare, përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një rritje shumë të madhe. Skuadra dardane është ngjitur me 6 pozicione në këtë renditje të FIFA. Në këtë renditje ka ndikuar sigurisht edhe performanca e këtij ekipi në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Kosova tashmë renditet në vendin e 131, që gjithsesi është shumë larg dhe në fazat e tjera eliminatore ky ekip do të vijojë të jetë në vazon e fundit.

Sakaq, në krye të kësaj renditje nuk ka ndryshime të mëdha. Në dhjetë vendet e para janë po të njëjtat ekipe, me ndryshimin e vetëm se Uruguai ka ndërruar vendin me Portugalinë, duke zbritur një shkallë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë