Komunitet

Shqipëria në krye të listës për nënshtetësinë e BE-së në 2016

67, 500 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë europiane në vitin 2016 nga 939 350 emigrantë të ligjshëm shqiptarë që ndodhen në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Shqipëria renditet e dyta pas Marokut për numrin e emigrantëve që kanë marrë nënshtetësinë europiane.

Në 2016, gati 1 mln persona u paisën me nënshtetësi nga 28 vendet anëtare të BE-së, me një rritje prej 18 % krahasuar me 2015. Sipas Eurostat, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes në terma absolute i dhënies së nënshtetësive emigrantëve nga Spanja, Britania e Madhe, Italia, Greqia dhe Suedia. Marokenët ishin përfitueist më të mëdhenj të nënshtetësisë. Spanja ka qenë shteti që u ka garantuar atyre  më shumë dhënie nështetësie. 101,300 Marokenë u bënë qytetarë të BE-së në 2016, të pasuar nga 67,500 Shqiptarë dhe 41,700 Indianë.

Referuar të dhënëave të Eurostat për 2015, rreth 840 000 persona morën nënshtetësinë e vendeve të BE-së nga 890 000 në 2014 dhe 980 000 në 2013. Që prej 2010, më shumë se 5 milion persona në total kanë marrë nënshtetësinë në 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Nga i gjithë numri i njerëzve që morën shtetësinë e vendeve të BE-së në 2015, 87% ishin jo qytetarë të BE-së. Grupi më i madh që mori nënshtetësinë e një vendi europian në 2015 ishte Moroku (86 100 persona, prej të cilëve 88% e morën nënshtetësinë nga Italia, Spanja ose Franca), Shqipëria (48 400, 96% e morën nënshtetësinë nga Italia ose Greëia), Turqia (35 000, 56% e morën nënshtetësinë nga Gjermania), India (31 000, 60% e morën nënshtetësinë nga Britania), Romania (28 400, gjysma e tyre morën nënshtetësi italiane), Pakistan (26 300, gjsyma e tyre mori nënshtetësi angleze) dhe Algjeria (22 500, mbi tre të katërtat morën nënshtetësi franceze).

Sipas INSTAT numri i popullsisë në 2015  ka qenë 2,880,703 persona, kurse në 2016 numri i popullsisë ka qenë 2,876, 101 persona.  Në vendet e BE-së në 2016 numëroheshin 939, 350 emigrantë.

Numri më i madh i emigrantëve shqiptarë vihet re në Itali dhe Greqi, përkatësisht 467,687 dhe 354,456 emigrantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë