Sociale

Vendi në izolim total

Nga ora 13:00 e ditës së shtunë, sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit, Shqipëria është në izolim total. Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Çdo lloj aktiviteti është i pezulluar, duke përfshirë supermarketet, farmacitë dhe gjithçka tjetër. Nëpër rrugët e kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë lejohen të qarkullojnë vetëm forcat e policisë dhe ushtrisë në terren, të cilët garantojnë respektimin e shtetrrethimit total. Veç tyre lejohen edhe mediat dhe stafet mjekësore.
Kreu i qeverisë tha dje se asnjë nuk do të lejohet të dalë në rrugë dhe sa ka mbështetur propozimet e policisë dhe të ushtrisë që të përdorin forcën e ligjit, duke i shpërndarë njerëzit duke përdorur me makinat e ujit e të gazit lotsjellës.
“Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do tu hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët. Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tej uji e gazi lotsjellës”, tha të shtunën Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë