Kombetarja

Shqipëria mëson sot kundërshtarët në grup të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë në vazon e 3-të

Gazeta Si – Një tjetër short sot për kuqezinjtë. Jo aq i rëndësishëm sa ai i Europianit, por edhe Liga e Kombeve ka vëmendjen e saj dhe natyrisht interes për të mësuar se cilët do të jenë kundërshtarët në grup të edicionit të ardhshëm. Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Shorti hidhet sot në Paris, në orën 18:00. Në bazë të ndarjes së vazove, skuadra e Silvinjos nuk mund të ndeshet me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, sepse këto skuadra janë në të njëjtën vazo me Shqipërinë, në vazon e 3-të.

Nga vazoja e parë mund të peshkohen skuadra të forta, duke nisur nga Anglia, për të vazhduar me Austrinë, Çekinë që e kishim edhe në kualifikueset e Europianit, dhe Uellsi. Kompeticioni nis në fillim të shtatorit dhe përfundon në mes të nëntorit, ku në çdo muaj luhen nga dy ndeshje.

Datat e ndeshjeve
Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024
Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024
Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024
Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024
Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024
Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë