Sipas publikimeve të Eurostat mbi pagat minimale në Europë, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët.
Informacioni i Eurostat është ndarë në 3 grupe, grupi me pagë poshtë 700 euro ku përfshihet Hungaria me 442 euro, Kroacia me 563 euro, Polonia me 614 euro. Në grupin e dytë janë vendet si Greëqia 758 euro, Portugalia 776 euro, Slovenia 1024 euro dhe në grupin e tretë Franca me 1555 euro, Belgjika 1626 euro dhe në krye me Luksemburgun me 2.202 euro pagë minimale.
Shqipëria është klasifikuar në grupin e 4 sipas tabelës, ku janë vendet me pagë shumë të ulët si Bullgaria dhe në vend të fundit vendi jonë. Kosova nuk përfshihet fare në këtë klasifikim me një pagë minimale prej 170 euro në muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.