Lajme

Shqipëria mbyll kufirin me Greqinë

Duke filluar nga paraditja e së shtunës, Shqipëria do të mbyllë kufirin për pasagjerët me Greqinë, si masa e përshkallëzuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vendimi është njoftuar përmes rrjeteve sociale nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

“Duke nisur nga dita e nesërme, në orën 10:00 mbyllen hyrje-daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus”, shkruan Rama.

Sipas këtij postimi të Kryeministrit, kufiri mbetet i hapur për personat që udhëtojnë me automjetet e tyre.

Greqia është vendi më i prekur nga koronavirusi në Ballkan, duke numëruar 133 raste dhe një të vdekur deri më tani.

Të njëjtat masa janë ndërmarrë në fillim të javës për udhëtimet në drejtim të Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë