Nga Gazeta ‘SI’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar ecurinë ekonomike të vendeve të Europës deri në vitin 2030, sipas treguesit të PBB-së për frymë.
Në këtë projeksion, Shqipëria pritet të ketë një diferencë të madhe me vendet më të zhvilluara, por edhe me ato të rajonit. Sipas FMN-së, Shqipëria mbetet në fund të tabelës europiane për PBB për frymë, në vendin e 37 nga 41. Kjo renditje nuk do të thotë se Shqipëria do të pësojë regres, por se rritja e saj nuk do të jetë aq e fortë sa ajo e shteteve të tjera.

Në krye të tabelës, diferencat janë shumë të theksuara. Irlanda dhe Luksemburgu janë dukshëm jashtë çdo krahasimi me vendet e tjera, me PBB për frymë të parashikuar përkatësisht 182 mijë dollarë dhe 167 mijë dollarë.
Edhe në matjen e fuqisë blerëse (PPP), Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra, me rreth 23.4 mijë dollarë në vitin 2025 dhe parashikohet të arrijë në 32 mijë dollarë në vitin 2030, duke ruajtur të njëjtën renditje.

Ndër ekonomitë kryesore, Gjermania ka fuqinë më të lartë blerëse me 86.000 dollarë, ndërsa Spanja është më e dobëta me 66.000 dollarë, një diferencë prej afërsisht 31%.
Në tërësi, modeli europian i pasurisë nuk ndryshon; vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore udhëheqin rritjen, ndërsa vendet e Europës Lindore dhe sidomos ato kandidate për në Bashkimin Europian mbeten dukshëm pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje