Kombetarja

Shqipëria grumbullohet një javë në Ulqin, trajneri Grima thërret 22 lojtare

Gazeta Si – Shqipëria e femrave në futboll ka nisur sot një grumbullim njëjavor, ku trajneri Armir Grima ka thirrur 22 lojtare. Grumbullimi është organizuar në Ulqin, ku stafi teknik do të ketë mundësinë të testojë edhe lojtare që vijnë nga ekipet e moshave.

Trajneri Grima synon të rinovojë grupin e lojtareve në Kombëtare dhe në këtë drejtim ky grumbullim do t’i shërbejë më shumë. Vajzat kuqezi pritet të luajnë edhe disa ndeshje miqësore muajt e ardhshëm.

Lista e shpallur nga trajneri Grima. Gazeta Si, 20 shkurt 2023

Stafi teknik i Kombëtares dhe zbuluesit e talenteve në FSHF po shohin në vende të tjera për lojtare të talentuara, të cilët mund t’i bashkohen Shqipërisë në të ardhmen.

Në prill do të mësohen edhe skuadrat kundërshtare në grup në Ligën e Kombeve, që nis në shtator. Shqipëria aktualisht bën pjesë në Ligën C në këtë kompeticion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë