Kombetarja

Shqipëria gjen kundërshtarin e dytë miqësor, luan me Gjeorgjinë më 29 mars

Pas Spanjës, me të cilën do të ndeshet me 26 mars, Shqipëria ka gjetur edhe kundërshtarin e dytë për ndeshje miqësore. Më 29 mars kuqezinjtë do të ndeshen me Gjeorgjinë, pas një marrëveshjeje mes dy federatave.

Ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, por stadiumi dhe orari nuk janë përcaktuar ende. Gjeorgjia është një kundërshtar shumë i njohur për Kombëtaren tonë dhe kjo miqësore do të jetë ndeshja e 14-të mes dy skuadrave. Bilanci anon nga gjeorgjianët, të cilët kanë 7 fitore, kurse Shqipëria ka fituar vetëm 3 herë dhe 3 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

Kuqezinjte duket festuar nje gol ne "Air Albania". Gazeta Si, 11 janar 2022

Do të jenë dy ndeshje ato të 26 dhe 29 marsit, që do t’i shërbejnë trajnerit Edi Reja për të konsoliduar grupin e futbollistëve dhe për të pasur një ide më të qërtë para Ligës së Kombeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë