Kombetarja

Shqipëria feston me stil! UEFA i bën jehonë spektaklit në ‘Air Albania’

Gazeta – Kualifikimi matematikor pak ditë më parë dhe tani festa e madhe në ‘Air Albania’. UEFA, nëpërmjet faqes së saj ‘UEFA Euro 2024’, i ka bërë jehonë spektaklit pas ndeshjes së fundit kualifikuese me Ishujt Faroe.

‘Shqipëria feston me stil” - është fjalia që shoqëron dy foto të postuara në faqen e UEFA-s. Një foto tregon fishekzjarret në pjesën e sipërme të stadiumit në Tiranë dhe tjetra gjithë lojtarët dhe stafin e Kombëtares duke festuar.

Kuqezinjtë shkojnë për herë të dytë në një Europian, pas 2016-ës. Këtë herë ata kanë bërë një fazë kualifikuese mbresëlënëse, duke merituar vendin e parë në Grupin E. Më 2 dhjetor Shqipëria do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve që do të ketë në grupet e ‘Gjermani 2024’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë