Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është ende mbrapa në luftën kundër financimit të terrorizmit, përdorimit dhe abuzimit të fondeve nga OJF-të dhe financimit të personave apo subjekteve që shpërndajnë armë të shkatërrimit masiv.
Këto janë dy pikat delikate të Shqipërisë, që MoneyVal dhe FATF, Task-Forca Europiane, theksojnë në raportin e sapopublikuar mbi vlerësimin e vendeve dhe luftës së tyre kundër pastrimi të parave.
Nga 51 rekomandime, Shqipëria ka 16 të tilla ku nuk janë bërë përmirësime, ose janë bërë shumë pak.
Task-Forca nënvizon se përmirësim joefektiv ka pasur në kuptimin e gjerë të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe mundësitë për koordinim për luftimin e këtyre veprimtarive. Bashkëpunimi ndërkombëtar për ndarjen e informacioneve rreth kriminelëve dhe pasurisë së tyre, është një tjetër pikë ku vendi jonë nuk ka bërë hapa para.
Pikat ku Shqipëria nuk ka patur përparim vazhdojnë me: Monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e aktivitetit të profesioneve të caktuara-jofinanciare dhe aseteve virtuale sipas rrezikshmërisë së tyre.
Raportimin e transaksioneve të dyshimta nga institucionet financiare dhe aseteve digjitale.
Marrjen e informacioneve rreth pronarëve përfitues.
Përdorimin e informacioneve financiare nga autoritetet e parandalimit të pastrimit të parave.
Dënimi i individëve që kanë ushtruar veprimtaren e pastrimit të parave.
Konfiskimi i të ardhurave nga vepra penale.
Agjencia europiane vlerëson dhe realizmin e pjesshëm të disa rekranskomandimeve të tjera në të cilat Shqipëria duhet të jetë vigjilente, por ka ende për t’i realizuar. Aty përfshihet sanksionimi i institucioneve financuese, teknologjitë e reja, profesionet jo-financiare, transparenca e pronarëve përfitues, monitorimi i tyre dhe konfiskimi apo ngrirja e aseteve.
Sipas vlerësimit që ka bërë struktura e MoneyVal dhe FATF për vendin tonë, performanca më e mirë është ajo e njohjes dhe aplikimit të masave kundër pastrimit të parave nga profesionet jo-financiare, institucionet financiare dhe mbajtësit e aseteve digjitale. Rreziku i subjekteve që bëjnë transferta dhe shërbime financiare. Njohja e vendeve specifike me rrezikshmëri të lartë. Rreziku i “bakshisheve” dhe njohja e listës së zezë nga FTAF.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.