Në Bashkimin Europian në 2017 rezultonin 116 të burgosur për 100 000 njerëz, një normë që është më e ulta që nga viti 2000.
Ndërsa në Shqipëri atë vit norma e të burgosurëve për 100 mijë banorë ishte 189,63, ose 73,63 të burgosur për 100 mijë banorë më shumë se norma e atij viti në vendet e BE-së.
Shqipëria do të regjistronte më shumë të burgosur për 100 mijë banorë edhe më shumë se vendet e rajonit si Serbia, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duke u renditur e para në rajon dhe e katërta në Europë për numër të burgosurish për 100 mijë banorë.
Mes Shteteve anëtare, shkalla më e lartë është vërejtur në Lituani (232 të burgosur për 100 000), e ndjekur nga Çekia (209), Estonia (207), Polonia (196) dhe Letonia (193), dhe më e ulta në Danimarkë (59) , Suedia (57) dhe Finlanda (56). Mesatarisht në BE, 5% e të burgosurve ishin gra.
Në burgjet e vendeve anëtare të BE-së ka patur pothuajse 590 mijë të burgosur në vitin 2017, që është e barabartë me 116 të burgosur për 100 000 banorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



