Ekonomi

Shqipëria e fundit në rajon për shpejtësinë e internetit në kompjutera

Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet që Shqipëria është përdoruese e internetit, ajo është ndër vendet e fundit në botë për shpejtësinë në lidhjet kompjuterike përmes broadband. Por ajo rezulton në 20 shtetet me shpejtësinë më të lartë të internetit në telefonat celularë.

Indeksi Global SpeedTest 2018, për muajin shtator 2018 që rendit ekonomitë botërore sipas shpejtësisë së lëvizshme (në celular) dhe asaj fikse, në baza mujore ka nxjerrë këto rezultate.

Sipas indeksit, Shqipëria renditet e 89-a, nga 130 shtete të marra në studim për shpejtësinë në lidhjet kompjuterike përmes broadband. Ne renditemi në nivelin e vendeve afrikane dhe jemi të fundit në rajon. Sipas të dhënave të indeksit, shpejtësia e shkarkimit në Shqipëri është 16.91 Mbps, ku mesatarja botërore rezulton 49.26 Mbps. I pari në listë është Singapori, ndjekur nga Islanda dhe Hong Kongu.

Renditja                        Ndryshimi                    Vendet                                     Mbps

Shqipëria renditet e 20-ta në botë, me shpejtësi shkarkimi 42.52 Mbps edhe pse ka rënë në krahasim me muajin gusht 2018. Në këtë renditje, Shqipëria lë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnje dhe Hercegovinën. Në botë, i pari rezulton Norvegjia, ndjekur nga Islanda dhe më pas, Singapori.

Raporti thotë se Mesatarja Globale e shkarkimit në celularë, është 23,64 Mbps, ndërsa e ngarkimit 9.34 Mbps.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë