Kombetarja

Shqipëria e Femrave në “Visit Malta Trophy”, Grima fton 18 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e femrave do të marrë pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”, i organizuar nga Federata Malteze e Futbollit. Që do të zhvillohet në Maltë në datat 22-25 shkurt.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje: përballë Bjellorusisë (22 shkurt) dhe Ishujve Faroe (25 shkurt). Të dyja takimet do të luhen në stadiumin “Tonny Bezzina” (14:00).

Trajneri Armir Grima ka zbardhur sot listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për këto dy takime të rëndësishme për skuadrën. Tekniku ka dërguar 18 ftesa për këto dy ndeshje.

Me 13 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 2 prej tyre në kampionatin kosovar dhe 3 në kampionatet europiane.

Nora Dedgjonaj është risia e listës, me mesfushoren e Partizanit që pret të debutojë me Kombëtaren. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka ndryshime.

Këto dy sfida janë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, por edhe për stafin e ekipit kuqezi për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi.

Duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s. /Supersport


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë