Politike

Shqipëria e dyta në rajon me numrin më të lartë të të shëruarve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një grafik, ku Shqipëria renditet e dyta, në rajon pas Sllovenisë për numrin më të lartë të të shëruarve për 1 milion banorë. Rama shkruan se e gjitha kjo është si rezultat i të gjithë masave të marra dhe falë qytetarëve që i kanë respektuar ato.

"Bilanci i luftës bëhet në fund po s'do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu", shkruan Rama.

Në Shqipëri kanë fituar betejën me koronavirusin 99 persona, 10 ditën vetëm e sotme,  teksa numri total i prekurve ka shkuar në 333 dhe 18 viktima. 

Në një deklaratë që pati më herët, Rama bëri me dije se nga hëna, por pa e caktuar ekzaktësisht se kur, do të marrë disa masa lehtësuese për zgjerim të fashës së orarit të këmbësorëve dhe automjeteve, por do të ashpërsohen ndëshkimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë