Ekonomi

Shqipëria e 102-ta në botë për të ardhurat për frymë

Të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar e rendisin Shqipërinë të 102-ën në botë për të ardhurat për frymë në listën e 191 shteteve.

FMN ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të muajit tetor 2018.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri për vitin 2018, vlerësohen 5261 dollarë, në vend të 102 nga 191 shtete. Shqipëria vërehet se është përmirësuar me katër vende në krahasim me 2017-n, që renditej në vendin e 106.

Në rajon, të ardhurat më të larta i ka Mali i Zi, me 8,644 dollarë për frymë dhe renditet e 79-a në botë, e ndjekur nga Serbia me  6,815 dollarë në vendin e 88-të; Maqedonia, me 5,953 dollarë  në vendin e 95-të dhe Bosnjë Hercegovina me  5,704 dollarë në vendin e 100-të.

Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.

Sipas pasqyrës së FMN-së, shteti me të ardhurat për frymë më të larta në botë është Luksemburgu, me rreth 113,954 mijë dollarë të vlerësuara për 2018-n.

Zvicra renditet në vend të dytë, me 83.5 mijë dollarë, e ndjekur nga Norvegjia me 82 mijë dollarë, Makao e Kinës me 81.5 mijë, Islanda me 75.7 mijë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë