Moti

Shqipëria do të mbërthehet nga stuhitë dhe shirat e dendur

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme Atlantike të cilat të dielën  pasdite do të sjellin rreshje shiu dhe stuhi në vendin tonë.

Moti në pjesën e parë të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet mesatar , pas orës 18-00 pasdite deri në orët e para të ditës së hënë priten rreshje shiu intesive në Verilindje, Juglindje dhe zonën Qëndrore të cilat do të sjellin prurje të lumenjve.  Në lartësi 800 metra priten reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug me shpejtësi deri në 20-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 8 me lartësi vale 2.0 deri në 3.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore 1/8

Zona e ulët 6/15

Zona bregdetare 8/16 gradë Celcius.

Të hënën moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet të lartë në orët e para të ditës, në mesditë reshjet do të humbasin intesitet.  Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 0/7

Zona e ulët 4/14

Zona bregdetare 7/14 gradë Celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë