Sociale

Shqipëria do të marrë 23.400 doza të Pfizer nga COVAX deri në qershor

Nisma COVAX e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përpiqet të shpërndajë më shumë se 2 miliardë vaksina këtë vit, por është përballur me probleme, pasi dozat e ‘AstraZeneca’, e cila është shtylla kryesore e këtij programi, po shihen me skepticizëm nga një sërë vendesh.

Mekanizmi ka bërë publik sot edhe raundin e tretë të shpërndarjes së vaksinave për muajit prill-qershor 2021, duke theksuar se gjatë kësaj faze do të shpërndahen doza të vaksinës Pfizer.

Sipas të dhënave nga COVAX, Shqipëria pritet që në muajt prill-qershor të marrë 23.400 doza të Pfizer, ndërsa në raundin e parë, që përfshin muajit shkurt-maj sigurohen 120 mijë doza të ‘Astrazeneca’.

Kosova, ku ritmet e vaksinimit vijojnë të jenë të ulëta, deri në fund të qershorit nga sistemi COVAX do të sigurojë 100.620 vaksina ‘Pfizer’. Në listën e publikuar bëhet e ditur se në raundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, Kosova siguron në total 100.800 vaksina AstraZeneca.

Në raundin e tretë, edhe Maqedonia e Veriut e cila po përballet më një situatë të vështirë nga pandemia, do të sigurojë të njëjtën sasi sa Kosova, 100,620 vaksina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë