Politike

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit i kërkojnë BE-së t’u lejojë importin e maskave

Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar sot Brukselit t’i përjashtojë vendet e rajonit nga kufizimet e eksportit të BE-së për pajisjet mbrojtëse mjekësore.

Ndërkohë që koronavirusi u përhap në të gjithë kontinentin, BE-ja vendosi muajin e kaluar që të mos eksportonte asnjë pajisje mbrojtëse siç janë maskat për fytyrën, duke i mohuar kështu vendeve të Ballkanit mundësinë për të blerë pajisje mjekësore.

Kufizimi i eksportit kishte për qëllim të parandalonte që vendet e huaja të blinin sasi të mëdha të mjeteve mbrojtëse që ishin të nevojshme për vendet anëtare të BE-së.

Por ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u ankuan në një letër, drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE Josep Borrell, Komisionerit të Tregtisë Phil Hogan dhe Komisionerit të Zgjerimit Olivér Várheli, se kufizimet e kishin bërë " më e vështirë " për vendet e rajoni të blenin pajisje mbrojtëse dhe i kërkuan BE-së të bënte një përjashtim.

"Rajoni ynë ka një popullsi prej vetëm 17 milion banorë. Blerja jonë e këtyre mallrave nuk do të ketë ndikim negativ në tregun e Bashkimit Evropian", thuhet në letrën e zbardhur nga “Politico.Eu”

Ministrat vunë në dukje se Brukseli kishte përjashtuar tetë fqinjë të tjerë, Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin, Zvicrën, Ishujt Faeroe, Andorra, San Marino dhe Vatikanin, nga kufizimet.

Ministrat shkruajnë se përjashtimi i Ballkanit Perëndimor nga kufizimet eksportit "do të dërgonte një sinjal të fortë për qytetarët tanë se në këtë pandemi jemi të gjithë së bashku si europianë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë