Kombetarja

Shqipëria bie dy pozicione në renditjen e FIFA-s pas dy humbjeve me Kilin dhe Suedinë

Gazeta Si – Humbjet në dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë e zbresin Shqipërinë me dy vende në renditjen e FIFA-s. Një rënie e pritshme kjo për kuqezinjtë, pas atyre dy ndeshjeve me rezultate negative, dhe pse ishin miqësore.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Silvinjo, në vend të 64-t në renditjen e fundit të FIFA-s, do të shkojë në vend të 66-të javën e ardhshme, kur të bëhet përditësimi i klasifikimit.

Kundërshtarët e kuqezinjve në grup në Europianin e Gjermanisë, në renditjen e FIFA-s janë të gjithë në 10-shen e parë. Pozicionin më të mirë e ka Spanja, që mban vendin e 8-të, më pas vjen Italia kampione në fuqi e Europës, që renditet e 9-ta, dhe Kroacia mbyll 10-shen më të mirë.

Renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina kampione botë, e ndjekur nga Franca, Belgjika dhe Anglia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë