Kombetarja

Shqipëri-Çeki vitrinë para menaxherëve e drejtuesve, zbulohet shënjestra e Auzilios

Gazeta Si – Dy ditë më parë merrte pjesë në ceremoninë e diplomimit të drejtorëve të rinj sportivë në Tiranë. Sot Piero Auzilio, drejtori sportiv i Interit, do të jetë në tribunën ‘VIP’ të stadiumit ‘Air Albania’, duke monitoruar lojtarë që i interesojnë klubit.

Drejtori i Interit në fakt nuk po ndjek një futbollist të Shqipërisë. Për Brojën, që gjithsesi e humbi këtë ndeshje për shkak dëmtimi, ai tha se nuk ka interes nga klubi italian. Shënjestra e Auzilios është kapiteni i Çekisë, mesfushori Souçek, që luan me Uest Hemin në Premier Ligë.

Kuqezinjte duke festuar fitoren ndaj Polonise. Gazeta Si, 12 tetor 2023

Kuptohet që Auzilio nuk do të jetë drejtuesi, apo menaxheri i vetëm i pranishëm në stadium mbrëmjen e sotme. Do të jenë edhe shumë të tjerë. Nga lojtarët e Shqipërisë, më i monitoruari mund të jetë Jasir Asani, i cili po paraqitet shumë mirë me fanellën kuqezi dhe meriton një kampionat shumë më të mirë se ai i Koresë së Jugut, ku luan aktualisht.

Mund të jetë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave në fokusin e klubeve europiane. Duke mbetur te Shqipëria, Ernest Muçi mund të jetë njëri prej tyre. Ai nuk luan titullar, por mund të marrë minuta dhe zërat e fundit flasin për një interesim të Monakosë për sulmuesin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë