Kombetarja

Shqipëri-Bullgari/ Qazim Laçi konkretizon dominimin kuqezi, mbyllet 1-0 pjesa e parë

Gazeta Si – Ka përfunduar me avantazhin 1-0 pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, që po luhet në stadiumin ‘Air Albania’.

Kombëtarja jonë e ka dominuar lojën, e ka qarkulluar mirë topin dhe i është afruar shpesh portës kundërshtare. Goli i vetëm për këto 45 minuta është shënuar nga mesfushori Qazim Laçi. Ai ka mbyllur një aksion nga e majta me Mitajn dhe Uzunin, që pasoi në zonë, Asani nuk përfitoi dhe më pas Laçi e dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëri-Bullgari 1-0
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi. Trajner: Silvinjo
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov. Trajner: Nenad Krstajiç


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë