Kombetarja

Shpresat, zyrtarizohet kalendari i ndeshjeve të mbetura të “Euro 2021”

UEFA ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të mbetura eliminatore të Kombëtares U-21 pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Kuezinjtë e vegjël do të luajnë në total edhe 5 ndeshje gjatë vitit 2020, ku njëra prej tyre do të jetë mirësore dhe 4 të tjerët në kuadrin e eliminatoreve të “Euro 2021”.

Këto ndeshje, sipas kalendarit të publikuar tashmë nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Në njoftimin e FSHF-së bëhet me dije se është ndryshuar edhe rregullorja e kompeticionit, ku është hequr “play-off”-i dhe në Europian shkojnë 9 vendet e para, 5 vendet e dyta më të mira dhe vendet organizatore të “Euro 2021”, Hungaria dhe Sllovenia. Gjithsesi, për Shqipërinë nuk ka rëndësi, pasi nuk ka shanse kualifikimi.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 3 të kualifikueseve dhe ka luajtur 6 ndeshje deri tani. Kombëtarja U-21 mban vendin e katërt, me 5 pikë. Kryesojnë Anglia dhe Austria me nga 12 pikë dhe në vend të tretë qëndron Kosova me 6 pikë. Kuqezinjtë kanë lënë prapa vetëm Andorrën dhe Turqinë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do ta luajë ndeshjen e radhës në Austri, kurse ndeshja e fundit për këtë vit do të jetë ajo me Anglinë, po në transfertë.

Kalendari i ndeshjeve të Kombëtares U-21:
4 shtator/ Austri U-21-Shqipëri U-21
8 shtator/ Shqipëri U-21-Andorra U-21
8 tetor/ Shqipëri U-21-Slloveni U-21 (miqësore)
13 nëntor/ Kosovë U-21-Shqipëri U-21
17 nëntor/ Angli U-21-Shqipëri U-21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë