Kombetarja

Shpresat munden në Turqi nga Polonia, gabime në mbrojtje për skuadrën e Bushit

Gazeta Si – Kombëtarja U-21 e Shqipërisë luajti sot miqësoren e dytë në Turqi, ku përballë kishte Poloninë. Kuqezinjtë e Alban Bushit u mundën me rezultatin 2-0, edhe pse bënë një lojë të mirë dhe krijuan raste.

Në krahasim me ndeshjen me Azerbajxhanin, trajneri Bushi kishte bërë dy ndryshime. Elmando Gjini dhe Agan Mjaki u zëndësuan nga Dajko dhe Preka. Polonia shënoi pas 11 minutash, kur Ulodarczik shfrytëzoi një gabim në qendër të mbrojtjes.

Stiven Shpendi kishte rastin më të mirë të barazonte, teksa doli i vetëm me portierin polak, por nuk mundi ta kalojë atë. Kuqezinjtë krijuan më pas raste me Toҫin, Pajazitin, Kurtulan dhe Berishën, por pa rezultat. Polakët në fund gjetën edhe golin e dytë me të njëjtin autor, Ulodarczik. Edhe në këtë rast mbrojtja kuqezi gaboi.

Miqësore
Poloni U-21–Shqipëri U-21 2-0
Shënues: Ulodarczik 11’, 81’
Shqipëria: Simoni, Dajko, Preka, Mitaj, Buxhelaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Toçi, Pajaziti, Shpendi. (U aktivizuan: Lilo, Nerguti, Kristjan Shpendi, Torraj, Nikqi, Kurti, Gjuzi, Shehu, Alivoda. Trajner: A.Bushi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë