Kombetarja

Shpresat, miqësore me Bullgarinë më 20 qershor në ‘Elbasan Arena’

Gazeta Si – Kombëtarja U-21 e Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të luajë një ndeshje miqësore me Bullgarinë më 20 qershor. Kjo ndeshje, sipas njoftimit të FSHF-së, do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në orën 18:30.

Trajneri Bushi do të ketë mundësinë të shohë më mirë grupin e futbollistëve që ka në dispozicion. Kjo ndeshje testuese u shërben përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2025, që nisin në muajin shtator.

Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U-21. Gazeta Si, 6 qershor 2023

Shpresat do të grumbullohen javën e ardhshme në Elbasan, ku do të kryejnë disa ditë stërvitje deri në miqësoren ndaj Bullgarisë. Lista e trajnerit Bushi do të bëhet publike më 8 qershor, kur ai do të dalë në konferencë shtypi.

Shqipëria U-21 bën pjesë në Grupin E të kualifikueseve të Europianit, bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë