Kombetarja

Shpresat mbeten pas Kosovës, i shpëtojnë humbjes në shtesë

Gazeta Si - Një gol i shënuar nga Ruçi në kohën shtesë ka bërë që Shpresat të shmangin humbjen e radhës. Ndeshja me Kosovën, e luajtur në “Elbasan Arena”, ka përfunduar në barazim, 1-1.

Kosova kaloi e para në avantazh me Krasniqin në pjesën e parë. Në të dytën Ismailgeci shpërdoroi një penallti, ai u ndal nga portieri kosovar.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Kosovës, kuqezinjtë barazuan në minutën e 5-të shtesë. Ruçi shënoi nga afër portës, pas një krosi nga e majta.

Shpresat festojne golin e barazimit ndaj Kosoves. Gazeta Si, 13 qershor 2022

Kjo ndeshje e fundit kualifikuese e Europianit nuk ishte edhe aq ‘vëllazërore’. U dhanë shtatë kartonë të verdhë, katër prej të cilëve për skuadrën e Alban Bushit.

Shpresat e Shqipërisë i mbyllin këto kualifikuese me 10 pikë në 10 ndeshje dhe me vendin e parafundit. Vetëm Andorra është pas kuqezinjve. Kosova e ka mbyllur me 12 pikë. Në vend të pare të grupit është Anglia dhe pas saj Çekia dhe Sllovenia.

Një edicion tejet zhgënjyes për Kombëtaren U-21. Rezultatet nuk kanë nevojë për shumë komente, me këtë skuadër ka diçka që nuk shkon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë