Një vaksinë për të kuruar tumorin agresiv të pankreasit, kjo është shpresa e fundit e shkencës, që nga testimet individuale mbi çdo pacient vullnetar, ka dhënë rezultate mjaft premtuese duke hapur rrugë shprese mbi të ardhmen dhe kurimin e saj.
Vaksina e personalizuar i mëson qelizat imunitare të pacientit të luftojnë formën më të përhapur të tumorit të pankreasit. Në analizimet e para janë marrë në eksperiment vullnetarë të cilët kanë marrë vaksinën, por si pjesë e integruar e një trajtimi shumë më të gjerë , ku përfshihej kemioterapia dhe një medikament që pengon qelizat tumorale t’i shpëtojnë sistemit imunitar.
Në të gjitha rastet e sipërpërmendura, pas 18 muajsh terapi, në asnjë prej pacientëve nuk është vërejtur progresion i sëmundjes, por një përmirësim dhe aktivizim i lartë i limfociteve, qelizat T.
Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore “Nature”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.