Ka ndodhur

Shpërthimi në Velipojë, QSUT: Të plagosurit me djegie të rënda në trup

Nëna 40-vjeçare, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj, Danjela, Klarisa dhe Enriko, kanë pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit që ndodhi këtë të diel në hotelin në pronësi të tyre në Velipojë të Shkodrës.

Shërbimi i Djegie-Plastikës në QSUT Tiranë, ka dhënë detaje zyrtare në lidhjeme  gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

“Pas konsultës së parë mjekësore, është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup”, - thuhet në një njoftim për mediat.

Po ashtu shërbimi i Djegie-Plastikës njofton se të plagosurit po trajtohen me mjekim intensiv dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

Katër anëtarët e familjes Gjoka u plagosën në mëngjesin e të dielës, pasi shpërtheu një bombulë gazi, e cila shkaktoi edhe shpoërthimin e disa të tjerave në brendësi të strukturës.

Një i afërm i familjes Gjoka, tha se ngjarja ka ndodhur pasi është ndezur një bombulë për të bërë një kafe. Por kjo ka shkaktuar një valë shpërthimi shumë të fuqishme.

Në hotel për fat të mirë nuk kishte pushues, ndërsa kryefamiljari ndodhet në Itali në emigracion. Bombulat ishin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit dhe kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.

Kanë qenë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse që kanë shmangur që kjo ngjarje e rëndë të merrte përmasa edhe më tragjike, duke nxjerrë disa bombula të tjera të cilat ishin gati për të plasur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë