Politike

Shpërthimi në banesën e Dukës, Meta dhe Basha: Akt terrorist. Të veprojë drejtësia

Presidenti Ilir Meta e cilësoi akt terrorist ndaj Armand Dukës shpërthimin e tritolit në banesën e tij në Durrës dhe u bëri thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

"Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë”.

Sipas Metës, “një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Basha thotë se zhvillimet rreth FSHF-së tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim ka zaptimin me çdo mjet.

Ai thekson se strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë