Komunitet

Shpërthimi i virusit vdekjeprurës Marburg po vret mijëra njerëz

Një shpërthim i sëmundjes ngjitëse dhe vdekjeprurëse nga virusi Marburg është bërë virale në të gjithë qytetin e Kween në Ugandën lindore.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sëmundja nga virusi Marburg që shkakton ethe dhe hemorragji të vazhdueshme, renditet ndër patogjenët më virale të njohur për infektimin e njerëzve. Rastet e konfirmuara në këtë vend të cilët kanë vdekur kohët e fundit janë në të njëjtën familje. Rasti i parë ishte një grua 50 vjeçare e cila vdiq në spitali, pasi u zbulua nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Një nga vëllezërit e saj vdiq nga simptoma të ngjashme tre javë më parë. Ky virus vjen nga kontakti me kafshët, kryesisht me lakuriqët e natës të cilët janë mbartës të virusit,” shprehen ekspertët e OBSH.
Testet laboratorike në Institutin e Kërkimeve të Virusit konfirmuan se Marburg ishte shkaku i të dy vdekjeve në vend. OBSH e cila po punon me spitalet e Ugandës për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ka mbajtur nën vëzhgim më shumë se 135 pacientë për 15 ditë.

“Marburg është një virus i cili përcaktohet në të njëjtën familje si Ebola dhe në thelb ka karakteristika shumë të ngjashme. Ky virus është aq i tmerrshëm sa që mund të përhapet edhe me kontakte jo të drejtpërdrejta. Njerëzit mund të preken nga kjo sëmundje edhe nëse kanë kontakte me veshjet ose shtratin që mund të ketë prekur një person i sëmurë,” tha doktoresha Amesh Adalja një zëdhënëse Shoqërisë Infektive të Amerikës.
“Unë dhe gruaja ime kishim shkuar atje për të parë gorillat më e Uandës Malore. Ne bashkë me shtatë persona të tjerë vizituam një shpellë në parkun ndërkombëtar atje për rreth 20 minuta. Gjatë gjithë kohës shikonim lakuriqët e natës që fluturonin rreth kokave tona. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme deri në momentin që u kthyem në shtëpi,” thotë Jaap Taal
Ai tregon se që në momentin që u kthyen, bashkëshortja e tij filloi të kishte simptoma të ngjashme me ato të virusit.
“Pavarësisht vizitave të shumëfishta ne nuk e kishim idenë se çfarë i shkaktonte këtë gjendje. Për muaj me radhë ajo vuajti nga dhimbje barku, lodhje dhe të vjella të vazhdueshme. Pas qëndrimit në koma për tre ditë mjekët, në fund zbuluan se ishte e infektuar me virusin Marburg. Nuk kisha dëgjuar më parë për këtë sëmundje, por kur mjekët me shpjeguan se çfarë ishte, do të doja që të mos kisha shkelur kurrë në Ugandë,” shton ai.

Pasi transmetohet, virusi i inkubon personat në dy deri në 21 dite. Simptomat janë ethe të larta, dhimbje koke e rënde, të cilat gjithashtu mund t përfshijnë dhimbje të muskujve, diarre dhe vjellje të vazhdueshme. Gjakderdhja fillon midis pesë dhe shtatë ditës, pasi ka filluar të gjitha simptomat e tjera.
Sipas OBSH, mesatarisht shkalla e vdekshmërisë është rreth 50% të personave në të gjithë vendet që u prekën nga kjo sëmundje. Aktualisht, nuk ka trajtime për sëmundjen nga virusi i Marburg.
“Ndërhyrjet mjekësore janë kryesisht ndihmë mbështetëse shume e ngjashme me Ebolan. Disa nga medikamentet eksperimentale që u provuan gjatë shpërthimit të Ebola në Afrikën Perëndimore tre vjet më parë mund të kenë të njëjtin efekt, edhe në këtë virus. Vaksina specifike për këtë sëmundje nuk ka ende, por deri tani janë përdorur të njëjtat që përdoren për Ebolan dhe kanë rezultuar te efektshme,” shton Adalja.
Ekspertët tregojnë se disa raste të përhapjes se virusit kanë qenë edhe nga ritualet që bëhen për varrimin e njerëzve. Praktikat e varrimit, të cilat përfshijnë larjen e të vdekurve në përgatitje për funeral, lehtësojnë përhapjen e virusit. Ndoshta shërimi i kësaj sëmundjeje duket i pashpresë, shkencëtarët po punojnë për krijimin e një vaksine kundër virusit. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë