Ka ndodhur

Shpërthim tritoli në një objekt në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar, me inicialet G.M., banues në Shijak, është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se i ka vendosur një sasi lënde eksplozive një biznesi.

Po ashtu është arrestuar edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Lënda eksplozive ka shpërthyer në tarracën e një godine trekatëshe në pronësi të shtetasit J.D., na lagjen 14 në Durrës.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë