Ngjarje

Atentat me dron-tritol biznesit të Lefter Kokës në Durrës

Sulmi me tritol i vendosur ndaj një objekti biznesi dy ditë më parë në Durrës, rezulton se është i deputetit të mazhorancës, Lefter Koka. Por ajo që ka habitur më shumë hetuesit, është mekanizmi i vendosjes së tritolit në kantinën e pijeve.

Mësohet se autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskploziv, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga lartësia përmes mjetit-fluturues. Burime policore bëjnë me dije se nga shpërthimi i lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Bëhet fjalë për një godinë 3-katëshe që përdorej si biznes, në pronësi të shtetasit J.D., por ish-ministri i Mjedisit Koka, zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në këtë shoqëri.

Për ngjarjen, policia raportoi se ka arrestuar një të dyshuar, me inicialet G.M. Ndaj tij, Gjykata e Durrësit këtë të premte ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër i dyshuar me inicialet A.M., por ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”, pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe veprime në kundërshtim të gjykatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë