Kosova

Shpërthim në orët e vona, rritet edhe më tepër tensioni në Zveçan

Gazeta Si – Tensionohet edhe më tepër situata në veri të Kosovës, teksa shtypi vendës raporton për një shpërthim në orët e vona në qytetin e Zveçanit.

Sipas asaj që raportojnë mediet në Kosovë, mjeti shpërthyes është hedhur drejt trupave të KFOR-it nga një grup serbësh, të cilët vazhdojnë të provokojnë trupat e NATO-s.

Situata mbetet mjaft e tensionuar prej ditësh në veri të Kosovës, edhe pse ndërkombëtaret kanë bërë thirrje për qetësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë