Kosova

Shpërthim pas mesnate në Mitrovicën e Veriut, Policia: U shkaktua nga një granatë dore, ka vetëm dëme materiale

Një shpërthim i fortë është dëgjuar pas mesnatës të së shtunës në veri të Mitrovicës.

Ky është shpërthimi i dytë pas atyre të 19 nëntorit, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve kanë konfirmuar për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

Ngjarjen e ka konfirmuar te dielen drejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë