Ushqim

Shpallen verërat më të mira në botë, mes tyre 4 shqiptare

Nga Gazeta Si - Decanter World Wine Awards 2023, një nga konkurset më të mëdha dhe me ndikim në botë i verërave, ka publikuar rezultatet për verërat më të mira për vitin 2022 dhe mes fituesve është edhe Shqipëria me 4 marka vere.

Rreth 74.000 shishe verë u dërguan nga 57 vende në Londër për gjykimin e këtij viti. Gati 240 ekspertë nga e gjithë bota u mblodhën në prill për të testuar 80 deri në 90 verëra në ditë, duke renditur verërat më të mira, me anë të medaljeve.

Vera shqiptare ka marrë 4 medalje: 3 bronzi dhe 1 argjendi.

Renditja e verërave shqiptare në konkursin ndërkombëtar të verës.

Ara e dardhës, Prestigj Kallmet dhe Geg Kallmet superior janë verërat që kanë arritur të marrin 3 medalje bronzi ndërkohë që vera ‘Kuven’ ka marrë medaljen e argjendtë.

Kuven, Geg Kallmet dhe Ara e dardhës janë verëra nga Mrizi i Zanave ndërsa Prestigj Kallmet nga Kantina Kallmeti.

Për herë të parë, Australia kryesoi listat me një rekord 10 medalje, duke përfaqësuar një të pestën e të gjitha verërave të vlerësuara me këtë çmim të lartë ndërkombëtarisht.

Vera e Australisë Perëndimore, një nga rajonet e verërave më të izoluara gjeografikisht në botë, mori tre vende në përzgjedhjen e 50 më të mirave.

Franca dhe Spanja morën nga tetë medalje secila, ndjekur nga Italia me shtatë.

Serbia fitoi medaljen e saj të parë për “Grašac 2020 të Vinarija Vinçiqit”, një verë e bardhë.

Bashkëkryetari I jurisë Ronan Sayburn tha se ky është konkursi më i vështirë i verës, sepse standardet janë shumë të larta dhe medaljet duhet të fitohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë