Kombetarja

Liga e Kombeve, a do të ketë përballje Shqipëri-Kosovë?

Liga e Kombeve nis edicionin e dytë. Të martën, prej orës 18:00 do të hidhet shorti dhe Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në Ligën C, aty ku edhe bëjnë pjesë kuqezinjtë. Skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja bën pjesë në vazon e parë, së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, ekipe me të cilat nuk do të ndeshet.

Maqedonia, Kosova, Bjellorusia dhe Qipro bëjnë pjesë në vazon e dytë, Estonia, Sllovenia, Lituania dhe Luksemburgu  përfshihen në vazon e tretë, kurse në të katërtën Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Moldavia. Kjo do të thotë se shorti nuk përjashton mundësinë që “Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” të jenë pjesë e të njëjtit grup.

Liga e Kombeve nis më 3 shtator dhe 55 përfaqësueset evropiane janë të ndarë në katër grupe. Dy përfaqësuese të cilat renditen më lartë nga të gjitha, shkojnë në Botërorin e Katarit 2022. Në rast se një shtet e ka siguruar Botërorin nga kualifikueset dhe njëkohësisht në renditjen Ligës së Kombeve, ndodhet në pozita që e dërgojnë direkt në Botëror, atëherë në Botëror shkon përfaqësuesja që ndodhet një vend më poshtë në renditje

Skuadrat do të ndahen në katër grupe, ku njëri do të jetë me tre ekipe, ndërsa tre të tjerët me katër ekipe. Fituesit e këtyre grupeve ngjiten në Ligën B, ndërsa vendet e fundit bien në Ligën D për edicionin e vitit 2022 të Liga e Kombeve.

Liga A

Vazo 1: Portugalia, Holanda, Anglia, Zvicra.

Vazo 2: Belgjika, Franca, Spanja, Italia.

Vazo 3: Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Danimarka, Suedia.

Vazo 4: Kroacia, Polonia, Gjermania, Islanda.

Liga B

Vazo 1: Rusia, Austria, Uellsi, Republika Çeke.

Vazo 2: Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda.

Vazo 3: Sllovakia, Turqia, Republika e Irlandës, Irlanda Veriore.

Vazo 4: Bulgaria, Izraeli, Hungaria, Rumania.

Liga C

Vazo 1: Greqia, SHQIPËRIA, Mali i Zi, Gjeorgjia.

Vazo 2: Maqedonia Veriore, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro.

Vazo 3: Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu.

Vazo 4: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia.

Liga D

Vazo 1: Gjibraltari, Ishujt Faroe, Letonia, Lihtenshtajni.

Vazo 2: Andorra, Malta, San Marino.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të kishte jo më shumë se dy nga këto skuadra:

•Norvegjia, Finlanda, Estonia, Lituania.

Nuk do të mund të qëndrojnë në të njëjtin grup.:

• Spanja  / Gjibraltari

• Ukraine / Rusia

• Serbia / Kosova

• Rusia / Kosova

• Bosnja-Hercegovina  / Kosova

Për shkak të kufizimeve në udhëtim, çdo grup mund të ketë vetëm një nga këto çifte në përbërje:

•Andorrë/Kazakistan

•Ishujt Faroe  /Kazakistan

•Gjibraltar /Kazakistan

•Gjibraltar / Azerbajxhan.

Faza me grupe:

Java 1: 3–5 shtator 2020

Java 2: 6–8 shtator 2020

Java 3: 8–10 tetor 2020

Java 4: 11–13 tetor 2020

Java 5: 12–14 nëntor 2020

Java 6: 15–17 nëntor 2020

Faza Finale: 2, 3, 6 qershor 2021

Më Shumë