Futboll

Shorti i Ligës së Europës/ Gjimshiti gjen Bajer Leverkusen, me fat Barcelona

Atalanta e Berat Gjimshitit, skuadra e vetme italiane e mbetur në Ligën e Europës, do të ndeshet me gjermanët e Bajer Leverkusenit në fazën e 1/8-ve. Ky është kundërshtari që nxorrën goglat për skuadrën e mbrojtësit kuqezi.

Tete çiftet e 1/8-ve te Liges se Europes. Gazeta Si, 25 shkurt 2022

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve janë programuar të luhen më 10 mars, kurse ato të kthimit më 17 mars. Leverkusen mban vendin e tretë në Bundesligë aktualisht dhe është një kundërshtar që mund të kalohet nga Atalanta.

Me fat në short ka qenë Barcelona, emri më i madh në këtë kompeticion. Katalanasit do të ndeshen me Gallatasarajin, që është shumë larg lavdisë së dikurshme europiane.

Çiftet e 1/8-ve të Ligës së Europës
Rejnxhërs (Skoci)-Crvena Zvezda (Serbi)
Braga (Portugali)-Monako (Francë)
Porto (Portugali)-Lion (Francë)
Atalanta (Itali)-Bajer Leverkusen (Gjermani)
Sevelja (Spanjë)-Uest Hem (Angli)
Barcelona (Spanjë)-Gallatasaraji (Turqi)
Betis (Spanjë)-Eintraht Frankfurt (Gjermani)
Lajpcig (Gjermani)-Spartak Moskë (Rusi)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë